English

Ministri i brendshëm i Maqedonisë: Përgjegjës për tragjedinë, pronari i anijes

Maqedoni, 6 shtator, NOA - Ministri i brendshëm maqedonas ka akuzuar sot publikisht pronarin e anijes turistike "Ilinden" si përgjegjës të tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Ohrit ku humbën jetën 22 turistë bullgarë.

Deklarat e ministrit të brendshëm maqedonas kanë ardhur në kohën kur pritet të zbardhen dhe shkaqet e mbytjes së anijes ku paraprakisht nga mediat vendase është thënë se shkak ka qenë mbingarkesa në anije.

Sotir Fileski, 23-vjeç, është pronari i anijes turistike "Ilinden" me të cilën udhëtonin 74 turistë bullgarë drejt manastirit të Shën-Naumit ku humbën jetën 22 prej tyre.

f.sh/NOA

KOMENTE