English

Arrestohet 30-vjeçari, ishte i dyshuar si autor vrasje dhe prodhim armësh luftarake

Durrës, 7 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar 30-vjeçarin Ervis Kasa, lindur dhe banues në Durrës, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër i posaçëm nga gjykata e këtij qyteti.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, dyshohet se ai ka kryer veprën penale të "Vrasjes me dashje mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve" të parashikuar nga nenet 76 e 22 , 25 dhe 278\2 të Kodit Penal.

Këto bazuar në ngjarjen e ndodhur në muajin korrik, në afërsi tek Vila e Zogut, ku pas një konflikti të çastit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Besnik Kulla nga ana e Ervis Kasës, Ervis Tafarucit dhe Indrit Shtrazës.

Ky perosn është kapur nga autoritetet e policisë greke dhe u dorëzua në vendkalimin kufitar të Kapshticës.

n.e/NOA

KOMENTE