English

Bojkoti i socialistëve, OSBE: Opozita nuk bëhet në rrugë, por në Parlament

Tiranë, 7 shtator NOA-Pas thirrjes që socialistët kanë marrë nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, edhe ndërkombëtarët në Tiranë ndjehen të shqetësuar për vendimin e opozitës për të bojkotuar punimet e kuvendit të ri të Shqipërisë.

Vetëm një ore e 30 minuta prej fillimit të seancës së parë plenare të kësaj legjislature, ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosh, është shprehur kundër bojkotit të socialistëve.

Sipas tij, debatet politike bëhen në Kuvend nisur dhe nga logjika që tejkalon qëndrimet personale të partive, që ka të bëjë me integrimin evropian të vendit. Ambasadori Bosh nuk është i vetëm përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare që nuk mbështet vendimin politik të kryetarit të PS.

Pak ditë më parë ishte Oli Rehn, Komisioneri për Zgjerimin që zbehu gjithë deklarimet e Ramës për manipulim të procesit zgjedhor kur tha se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat në historinë pluraliste të Shqipërisë.Â

KOMENTE