Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emergjencat Civile: Nga tërmeti nuk ka viktima. Po kryhet vlerësimi i dëmeve
English

Emergjencat Civile: Nga tërmeti nuk ka viktima. Po kryhet vlerësimi i dëmeve

Tiranë, 7 shtator, NOA - Drejtoria e Emergjencave Civile pas tërmetit të konstatuar në zonën e Peshkopisë, menjëherë ka ngritur Shtabin e Emergjencës, i cili është dërguar në mënyrë urgjente në terrenin e goditur.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli, sipas të cilit tashmë kanë nisur inspektimet në zonën e tërmetit dhe po kryhet vlerësimi i dëmeve përkatëse të shkaktuara nga tërmeti.

Ai bën me dijeni, se nuk ka asnjë të lënduar nga ky tërmet, ndërsa banorët e zonës tregojnë se ky ka qenë tërmeti më i rënë ndonjëherë që nga viti 1979.

Të dhënat e para mbi dëmet, tregojnë se në komunën me 7500 banorë, 6 shtëpi rezultojnë fare të pabanueshme, ndërsa thuajse të gjitha kanë pësuar plasaritje dhe dëme lokale.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE