English

Kryetari Rama rikonfirmon: PS, bojkot pa afat Parlamentit

Tiranë, 7 shtator, NOA - Lideri i opozitës, Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp duke shprehur solidaritet për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Peshkopisë.

Në vijim të konferencës për shtyp lideri i opozitës ka folur dhe për vendimin e marrë nga grupi i ri parlamentar për të bojkotuar kuvendin i cili do të mblidhet sot me deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Kryetari PS tha se përfaqësuesit e opozitës nuk do të marrin pjesë në parlamentin e ri nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Lideri i selisë rozë parashtroi dhe një herë kërkesat e bëra tashmë publike nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Rama shprehu se do të kërkojnë hetim të posaçëm parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit dhe krijimin e një komisioni të posaçëm hetimor me përfaqësues të OSBE-ODHIR dhe grupeve të ndryshme parlamentare.

Gjithashtu disa nga kërkesat e tjera që citoi kreu i selisë rozë përfshinin që nga rikthimi në punë të gjithë punonjësve të administratës e cila është pushuar për arsye të pjesëmarrjes së tyre në fushatën zgjedhore, identifikimin e të gjitha përgjegjësive të anëtarëve të gjykatave pasi ato kanë liruar nga burgu persona me dosje kriminale.

Disa nga kërkesat e bëra nga kreu i PS, Edi Rama përfshijnë dhe zbardhjen e vrasjes së ish-deputetit të PS, Fatmir Xhindi, balancim i plotë në këshillin drejtues të RTSH si dhe ndalimi i reklamave qeveritare gjatë periudhës zgjedhore.

Kjo ka të bëjë me demokracinë, cilësinë e saj, gjithashtu duhet barazia e domosdoshme e të gjitha subjekteve në jetën demokratike dhe siguron lirinë për të zgjedhur e cila ofron standarde ndërkombëtare si në ç'do vend të bashkimit evropian, u shpreh kreu socialist.

f.sh/NOA

KOMENTE