Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një ditë e bukur në plazh, e prishur nga mungesa e respektit
English

Një ditë e bukur në plazh, e prishur nga mungesa e respektit

"Herën tjetër kur të shihni pak hapësirë të lirë në korsinë e kundërt, ju lutemi mendohuni dy herë para se të hyni - mos e shkatërroni Shqipërinë për të gjithë"

Nga Diane Tromans-Berg*

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, me një natyrë të bukur dhe ku mund të arrihen gjëra të mëdha. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse shqiptarët kanë besim në vetvete dhe në perspektivën e vendit të tyre. Dhe ajo çka është më e rëndësishme, shqiptarët duhet të respektojnë vendin e tyre, veten e tyre si edhe të gjithë shqiptarët e tjerë.

Udhëtimi ynë për tek Plazhi i Gjeneralit fundjavën e shkuar ishte ajo çka na dha shkas për këtë shkrim. Ky gji i bukur dhe i pandotur të jep mundësinë të kalosh një ditë të bukur larg Tiranës, ku mund të shijosh më të mirën që Shqipëria mund të të ofrojë kënaqësinë e diellit, ushqimin e freskët dhe shoqërinë e mirë. Qeveria sapo ka mbaruar ndërtimin e rrugës lokale dhe nëse nuk ka trafik, udhëtimi zgjat afërsisht 80-90 min.

Por kjo kënaqësi mbaron kur përballesh me shoferët dhe trafikun gjatë rrugës kur largohesh nga plazhi, në rrugën midis Kavajës dhe autostradës Tiranë-Durrës. Po, është e vërtetë që rruga është në ndërtim, por pse 20-30 % e njerëzve duhet të lëvizin në krah të kundërt të rrugës duke shkaktuar gjashtë radhë makinash që udhëtojnë në drejtim të veriut në një autostrade të planifikuar për 2 korsi në vajtje dhe 2 në kthim? Ata shkelin ligjin dhe kjo është mjaft e rrezikshme. Gjithashtu dhe policia nuk është e aftë ose nuk ka dëshirë të bëjë diçka për këtë (çfarë i pengon ata për t'i ndaluar këto makina dhe për t'i gjobitur?). Por ndoshta më e rëndësishmja është se këta njerëz tregojnë një mospërfillje të plotë për miqtë e tyre, fqinjët dhe çdo qytetar tjetër shqiptar. Qytetarët e pafajshëm që zbatojnë ligjin vonohen në të dyja drejtimet - në vajtje dhe në kthim - sepse këta njerëz të papërgjegjshëm shkaktojnë vonesa të panevojshme në trafik.

Natyrshëm lind pyetja: Me të vërtetë mendoni se ia vlen? Është e vërtetë që mund të kurseni 10-15 min kohë. Por kjo ndodh në kurriz të sigurisë - 50 shqiptarë humbën jetën vetëm në korrik! Dhe duke shkatërruar gjithashtu ditën e te gjithë njerëzve në plazh. Pra herën tjetër kur të shihni pak hapësirë të lirë në korsinë e kundërt, ju lutemi mendohuni dy herë para se të hyni - mos e shkatërroni Shqipërinë për të gjithë. Gur-gur bëhet kalaja!

* Autorja është bashkëshorte e Përfaqësuesit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) Daniel Berg, thotë se ky koment mbi trafikun kaotik në Shqipëri ka për autore dhe vajzat e saj

KOMENTE