Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmeti 7 ballë trondit vendin, epiqendra në fshatrat e Peshkopisë
English

Tërmeti 7 ballë trondit vendin, epiqendra në fshatrat e Peshkopisë

Peshkopi, 7 shtator, NOA - Një tërmet me fuqi 7 ballë ka tronditur vendin gjatë orëve të natës dhe lëkundjet e tij kanë vijuar tek-tuk edhe në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, epiqendra e tij ka qenë në fshatin Gjoricë, Shupenzë dhe komuna Ostren të Peshkopisë.

Mësohet se lëkundjet në këto zona kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, por me intensitet më të vogël.

Sa i përket nivelit të dëmeve, shumë prej banesave në këtë zonë janë dëmtuar rëndë dhe sot ato rezultojnë pa energji elektrike, ndërsa shumë banorë të tyre kanë preferuar ta kalojnë natën jashtë nga paniku i tërmetit.

Të dhënat e deritanishme tregojnë për 6 shtëpi të cilat rezultojnë të shembura plotësisht, ndërsa 1000 shtëpi janë dëmtuar me shembje të pjesshme.

Ndërkaq, lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës, por me intensitet më të ulët, deri në 5.4 ballë.

Por mësohet se ato kanë qenë të ndjeshme edhe në Berat, Elbasan, Kavajë dhe Shkodër.

Fatmirësisht, nga kjo goditje tërmeti nuk është shënuar ende asnjë viktimë, ndërsa pritet që në orën 10.00 të mblidhet Shtabi i Emergjencës për të analizuar situatën e ndërhyrjes dhe të asaj që ndodhi.

n.e/NOA

KOMENTE