English

Ambasadorja britanike: Angazhim për një miqësi më të fortë me Shqipërinë

Tiranë, 8 Shtator NOA - Ambasadorja Britanike në Shqipëri, Fiona McIlwham, organizoi mbrëmjen e së hënës një pritje në rezidencën e saj, me rastin e themelimit të Unionit Anglishtfolës në Shqipëri.

Ambasadorja e përshkroi themelimin e ESU-së në Shqipëri si "një mundësi e rëndësishme dhe emocionuese për Shqipërinë, për ne dhe për mësimin dhe promovimin e gjuhës angleze në Shqipëri"

Ambasadorja shtoi se themelimi i ESU, lidhet "me angazhimin tonë themelor për një partneritet dhe miqësi më të gjerë dhe akoma më të fortë me Shqipërinë, për të ndihmuar këtë vend të zhvilloi potencialin dhe aftësitë e saj të mëdha".

"Anglishtja është një gjuhë globale. Dhe ç'është e rëndësishme për Shqipërinë, ajo është një gjuhë evropiane", - vuri në dukje zonja McIlwham.

Programet e ESU-së, - sqaroi ajo, - ofrojnë mundësi të mëtejshme për të pajisur Shqiptarët me veglat, aftësitë dhe kontaktet që do ta ndihmojnë në mbështetjen e Shqipërisë gjatë rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se "për Mbretërinë e Bashkuar, ky është një prioritet kryesor."

Në pritje ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i ESU, Mike Lake CBE, Lord Watson of Richmond CBE, Kryetar i Këshillit Ndërkombëtar të ESU-së, dhe Zenel Hoxha, Kryetar i ESU Shqipëri.

Gjithashtu të pranishëm në këtë pritje ishin 31 delegatë ndërkombëtar, të cilët përfaqësojnë Unionin Anglishtfolës të nëntë shteteve të tjera, si dhe të ftuar Shqiptar nga qeveria, universitetet si dhe bizneset.

Ambasadorja Fiona McIlëham do të flasë edhe në një eveniment të dytë të ESU-së tek Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë sot në mëngjes, së bashku me Kryeministrin Sali Berisha.

e.n/NOA

KOMENTE