Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Futja e Ballkanit në BE, prioritet i presidencës spanjolle
English

Futja e Ballkanit në BE, prioritet i presidencës spanjolle

Bruksel, 8 shtator NOA-Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian do t'i japë përparësi Ballkanit.

Kështu ka deklaruar sot për radion ‘Evropa e Lirë' ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Moratinos.

Mosmarrëveshjet rreth pavarësisë së Kosovës vazhdojnë në mesin e vendeve anëtare të BE-së, derisa Madridi ka refuzuar ta njohë shtetin e ri.

Por kryediplomati spanjoll, Moratinos, tha se një situatë e tillë nuk paraqet problem.

"Ne respektojmë këndvështrimet e ndryshme.

Të gjithë duam të nxisim paqen dhe stabilitetin duke çuar përpara një të ardhme evropiane për vendet e Ballkanit", tha ai.

Moratinos i bëri këto komente në Vjenë ku paraqiti planet e Spanjës për presidencën evropiane.

Spanja do të marrë kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian më 1 janar të vitit 2010.

KOMENTE