Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mblidhet sot Kuvendi i ri, pritet rikonfirmimi i Topallit si kryetare e tij
English

Mblidhet sot Kuvendi i ri, pritet rikonfirmimi i Topallit si kryetare e tij

Tiranë, 8 shtator NOA-Kuvendi i ri i Shqipërisë ka nisur sot pasdite seancën e tij të dytë në të cilën do të betohen deputetët pas verifikimit të mandateve të tyre nga komisioni i përkohshëm i mandateve që u ngrit një ditë më parë.

Më pas, në rendin e ditës është dhe zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit.

Jozefina Topalli pritet të rikonfirmohet sot si kryetare e Kuvendit për katër vitet e ardhshme.

Në bazë të rregullores së Kuvendit seanca nis me leximin e formulës së betimit Fatos Beja, si deputeti më i vjetër në sallë, më pas do bëhet dhe betimi i deputetëve të tjerë.

Në bazë të nenit 4 të Rregullores së Parlamentit deputetët që mungojnë në seancën që kryhet betimi, betohen në seancën më të parë që marrin pjesë.

Pas kësaj ceremonie, nis dhe procedimi për zgjedhjen e kreut të Kuvendit.

Rreth 15 deputetë të PD-së pritet të paraqesin me shkrim propozimin e tyre për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit.

Propozimi do të paraqitet në sekretarinë e përkohshme.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

Votimi do të drejtohet nga një komisioni votimi i përbërë nga 5 deputetë.

Më tej drejtuesi i seancës pritet të thërrasë kryetarin e zgjedhur me votë për t'u ulur në karrigen e tij.

Seanca e radhës pritet të thirret kur kabineti i ri të dalë me dekretet përkatëse nga presidenti i Republikës, i cili do të ngarkojë kryeministrin në detyrë Sali Berisha për formimin e qeverisë së re.

KOMENTE