English

Qarkullonte rrugëve i armatosur, arrestohet 19-vjeçari

Durrës, 8 shtator, NOA - Një 19-vjeçar i cili qarkullonte në rrugë i armatosur është kapur nga policia.

Florian Qirajt, 19-vjeç lindur në fshatin Borizani të Krujës dhe banues në Fushë-Krujë është arrestuar dje nga policia e Durrësit pasi në automjetin e tij tip "Opel Tigra" me targë KR 9961 A u gjet një armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehra automatiku me fishekë.

I riu u shoqërua menjëherë në komisariat ku u mor në pyetje, ndërsa policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit.

Ndaj 19-vjeçarit Qirjat u mor masa e arrestit për veprën penale të "armë mbajtjes pa leje".

k.k/NOA

KOMENTE