English

Shuhet ikona e skenës Italiane, Mike Bongiorno

Itali, 8 shtator NOA - Shuhet ikona e skenës Italiane Mike Bongiorno.

Prezantuesi më i njohur ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.

Ai dha shpirt teksa po udhëtonte drejt Montecarlos. Lajmin për vdekjen e bëri të ditur "Sky", media për të cilën punonte.

"Më vjen shumë keq, humbëm një protagonist të madh të historisë së televizionit italian", tha kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

Mike Bongiorno ishte cilësuar si dekan i prezantuesve.

k.k/NOA
KOMENTE