English

Sulmet e NATO-s në Afganistan, ministrat e Jashtëm të BE i kritikojnë ashpër

Bruksel, 8 shtator, NOA - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë kritikuar në mënyrë të ashpër sulmet e fundit nga ajri të forcave të NATO-s në Afganistan, si pasojë e të cilave mbetën mëse 70 persona të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

Gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Stokholm, ky ishte një akt i cili u kritikua së tepërmi, duke u cilësuar si një akt që mund të ishte shmangur.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha: "Në fakt unë nuk e kuptoj se si bombat mund të hidhen kaq thjesht dhe shpejt. Duhet të ketë rregulla edhe në NATO. Edhe kur vdes vetëm një civil, ky aksion është një aksion që nuk duhet të ndodhë. Çrregullime të tilla janë natyrisht fatale dhe të këqia për imazhin e NATO-s dhe për botën perëndimore".

Ndërsa lomisarja e BE-së për politikën e jashtme, Benita Ferrero-Ëaldner bëri thirrje për të rezistuar.

"Ne e dimë që situata në Afganistan është shumë e vështirë. Por ne e dimë edhe se kemi përshkuar vetëm gjysmën e rrugës dhe duhet ta vazhdojmë atë më tej", tha ajo.

n.e/NOA

Â

KOMENTE