English

Talebanët vrasin 4 ushtarë amerikanë në Afganistan

Kabul, 8 shtator NOA-Ushtria amerikane tha se katër ushtarë amerikanë janë vrarë në një sulm në jug të Afganistanit.

Zëdhënësja e forcave amerikane, kapitenia Elizabet Matias tha se ata ishin zënë në një "sulm kompleks" në provincën e Kunarit në kufi me Pakistanin.

Ajo nuk ofroi detaje tjera.

Autoritetet afgane thanë se nuk kanë informacione mbi incidentin.

Â

Â

KOMENTE