English

Tevez do të mungojë kundër Arsenalit

Tiranë, 8 shtator NOA - Të gjithë tifozët e Arsenalit mund të ndihen më të relaksuar gjatë derbit të javës së ardhshme të cilin skuadra e tyre e zhvillon kundër skuadrës së përforcuar të Manchester City, pasi që njëri nga futbollistët kryesor të klubit, argjentinasi Carlos Tevez do të mungojë në këtë ndeshje.

Sulmuesi është duke vuajtur nga një dhimbje në gju, të cilën e morri nga ndeshja me ekipin e tij kombëtar.

Tevez këtë lëndim e mori në ndeshjen e Argjentinës me Brazilin, e cila përfundoi me rezultat 3:1 për brazilianët, ndërsa më pas ai u përjashtua edhe nga mundësia për tu paraqitur në ndeshjen tjetër kundër Paraguajit. Mark Hughes, trajneri i Manchester City e konfirmoi se Tevez do të mungojë kundër Arsenalit, mirëpo ai shpreson që ai të mund të rikthehet për derbin tjetër të cilin e zhvillon me rivalin lokal, skuadrën kampione të Manchester United.

Â

KOMENTE