Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia në BE, Brukseli optimist për reformat e kryera
English

Maqedonia në BE, Brukseli optimist për reformat e kryera

Shkup, 9 shtator NOA-Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere është shprehur optimist lidhur me raportin vjeshtor të KE-së për përparimet e arritura në Maqedoni.

"Jemi të inkurajuar nga punët e kryera gjatë periudhës së fundit, por edhe jemi të inkurajuar edhe nga porositë e komisionerit Oli Ren", ka theksuar ambasadori Fuere, me rastin e përfundimit të projektit "Tuining" për përparimin e kapaciteteve të institucioneve kundër pastrimit të parave.

Ambasadori i BE-së ka theksuar se shpreson se do të vazhdojë trendi i miratimit të vendimeve me koncesus lidhur me realizimin e përcaktimeve të vendosura nga BE-ja për Maqedoninë.

"Ky nuk do të jetë një proces që do të kryhet më 15 shtator në ditën e mbylljes së raportit, apo më 15 tetor në ditën e publikimit të raportit, por duhet të jetë i rregullt", ka theksuar ambasadori Fuere.

KOMENTE