Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panairi, Shqipëria është destinacioni jo vetëm për turizëm, por edhe për biznes
English

Panairi, Shqipëria është destinacioni jo vetëm për turizëm, por edhe për biznes

"Tirana do të jetë kryeqyteti i biznesit ekologjik", - tha në fjalën e rastit drejtori i Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme, Francesco Vitalli

Nga Tom Therçaj

... Si sot gjashtë vjet më parë, gjatë udhëtimit të gjatë duke përshkuar detin Adriatik drejt Italisë, dëgjoja me vëmendje dhe shqetësim njëkohësisht, rrëfimin e njërit prej përfaqësuesve më të njohur të biznesit të Gadishullit të Apenineve në vendin tonë, Vincenzo Pastoressa.

Asokohe, pas 10 vjet qëndrimi dhe përpjekjesh për zhvillimin e biznesit në vendin tonë, durimi ishte sosur, vështirësitë ishin jo të pakta, por shqetësimin kryesor e përbënte mungesa e energjisë elektrike. Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë, shkaktonin humbje të mëdha në biznesin prodhues dhe njëkohësisht rritjen e kostos se prodhimit. Nuk ishin te pakte ata qe te zhgënjyer nga kriza energjetike dhe vështirësi të tjera, bënë gati valixhet dhe morën rrugën e kthimit duke mbyllur veprimtaritë ekonomike në vendin tonë. Rumania, Kina e Bangladeshi filluan të shiheshin si destinacione të reja për investimet e sipermarrësve italianë...

Kjo situatë jo e largët me erdhi natyrshëm në kujtesë sot teksa dëgjoja një intervistë të mikut tim Pastoressa, në një kanal televiziv.

Duke folur për klimë e biznesit në vendin tonë, ai theksonte në emër të shoqatës së investitorëve italianë që drejton, se Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për investime.

Tashmë nuk janë vetëm ndërmarrjet e vogla e të mesme prezentë në tregun tonë, por edhe grupe të mëdha interesi dhe kompani prestigjioze në fushën e ndërtimit dhe energjetikës që po investojnë miliona Euro në Shqipëri. Grupi Moncada do të ndërtojë në Vlorë një prej parqeve më të mëdha eolike në Evropë, apo parku energjetik në Lezhë që do të realizohet nga Grupi Marseglia. Projekte të tjera ambicioze janë ato të Grupit Asja Ambiente, Grupit Sol, Grupit Caraglio apo Consorziumit Italo-Svizzero TGK.

Një ndikim të ndjeshëm në shtimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit do të kenë parqet e mëdha industriale siç është ai i Koplikut me një sipërfaqe prej 61 ha, projekt i cili tashmë është gati dhe pritet të marrë jetë së afërmi.

Jo vetëm pozicioni gjeografik i vendit tonë, por kryesisht politikat e Qeverisë Berisha për nxitjen e investimeve të huaja, vlerësohen nga sipërmarrësit si një garanci për të orientuar biznesin e tyre drejt vendit tonë.

Ky mesazh u përcoll me theks të veçantë edhe në konferencën për shtyp organizuar për të prezantuar edicionin e ri të Fiera del Levante që do të zhvillohet në Tiranë nga data 14 deri më 17 tetor.

"Tirana do të jetë kryeqyteti i biznesit ekologjik", - tha në fjalën e rastit drejtori i Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme, Francesco Vitalli. "Adresa jonë në internet klikohet vazhdimisht, - theksoi ai për mediat e pranishme çka do të thotë se reformat e kryera, stabiliteti ekonomik, investimet në infrastrukture, politikat favorizuese për biznesin, ligji për koncesionet, lufta ndaj monopoleve dhe informalitetit dhe një sërë masash tjera nga qeveria shqiptare po japin frytet e veta. Natyrisht nuk mund të lesh pa nënvizuar stabilitetin në fushën e energjisë elektrike çka përbën një garanci më shumë për investimet, kryesisht në sektorin prodhues.

As njerëzit më optimistë nuk mund ta besonin se regjistrimi i një biznesi mund të realizohej brenda ditës. Eksperiencat e mëparshme burokratike tregojnë për kohë të humbur sporteleve të panumërta, sorollatje burokratike pafund e peripeci, që ndonëse është mirë të harrohen, i njohin të gjithë. Ky konfirmim i Presidentit të Fiera del Levante Servizi srl, Antonio Ciuffreda të ngjall emocion.

-Siç thotë një fjale e urtë popullore, "moti i mirë duket që në mëngjes", reformat edhe në sektorin e nxitjes së investimeve të huaja kanë dhënë rezultate të menjëhershme. Si asnjëherë tjetër do të zbarkojnë në Tiranë në edicionin e ri të Fiera del Levante një numër i madh përfaqësuesish të biznesit. Në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Tregtisë së Jashtme ( ICE të Tiranës), këtë vit kjo veprimtari do të kthehet në një ekspozitë tregtare të specializuar me emërtimin ECO BIZ EXPO. Vëmendja e biznesit do të orientohet drejt sektorëve si cikli i ujit, menaxhimi i mbetjeve, burimet e energjisë së rinovueshme dhe qëndrueshmëria e sektorit të ndërtimit.

Edhe investimet e realizuara deri tani siç është La Petrolifera, dhe të tjera në proces ku po investohen dhjetëra e dhjetëra miliona euro, përbëjnë një garanci të respektimit të standardeve më të përparuara evropiane duke filluar që nga ato mjedisore.

12 vjet më parë u vendos guri i themelit të këtij investimi model, por ndërtimi dhe inaugurimi u bë i mundur vetëm pak muaj më parë, në Qershor të këtij viti. Dhe kur këto fakte vijnë në gojën e investitorëve të huaj si Guido Ottolenghi, përfaqësues i Petrolifera Italo Rumena Spa kanë një kuptim të veçantë. Përbëjnë një garanci për klimën e krijuar, për garancinë e investimeve, dhe seriozitetin e institucioneve.

...Dhe në mbyllje të këtij shkrimi, dua të citoj sërish z. Pastoressa, i cili me përvojën e 15 viteve në Shqipëri përcolli një mesazh optimist në intervistën e tij: - "Edhe në këtë kohë të krizës globale, bizneset italiane në Shqipëri jo vetëm që nuk u mbyllën, por investitorë të fuqishëm prestigjiozë po "trokasin në derë". Shqipëria është destinacioni jo vetëm për turizëm, por edhe për biznes.

t.th/NOAÂ

KOMENTE