Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, shteti i 51-të i Amerikës
English

Shqipëria, "shteti i 51-të" i Amerikës

Pritja që i është bërë Xhorxh Bushit nga Shqipëria, ky komb i vogël me shumicë myslimane, për të ka qenë më e përzemërta e të gjitha kohërave. Në kohën kur shkalla e përkrahjes së tij në SHBA ka qenë jashtëzakonisht e vogël, mijëra shqiptarë këtu kanë pritur me orë të tëra për ta parë, përqafuar dhe puthur presidentin

Nga Nathan Thrall Slate Në shikim të parë mund të mendoni se viti i fundit ka qenë i vështirë për marrëdhëniet midis Amerikës dhe Shqipërisë. Verën e kaluar, Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri u akuzua se kishte ndihmuar Ministrin e Mbrojtjes për fshehjen e shitjes së municioneve të vjetra dhe të ndaluara kineze kontraktuesit 21 vjeçar të Pentagonit, i cili e furnizonte ushtrinë dhe policinë afgane.

Në të njëjtën javë, ndaj kontraktuesit nga Florida u ngrit aktakuza; personi që kishte alarmuar për këtë skandal u gjet i vdekur; Departamenti Amerikan i Shtetit zbuloi se Tom Ridge, sekretari i parë i sigurisë kombëtare, nuk i paraqiti të ardhurat prej 500 mijë dollarëve që i kishte fituar duke punuar si lobist për Qeverinë e Shqipërisë. Në javën kur mbërrita këtu, në korrik, një automobil eksplodoi afër Parlamentit, në rrugën George Ë. Bush.

Mirëpo, në një mëngjes të herët të së dielës, në qytezën e vogël të Fushë Krujës ndjenjat ndaj Amerikës janë të ngrohta sa s'ka më. Në katin e dytë të ndërtesës ngjyrë salmoni, një burrë i moshuar, i veshur me rroba lëkure, pi kafe ekspres dhe thith cigare në ballkonin e "Bar Kafe George W. Bush".

Në hyrje të ndërtesës gjendet pllaka e bronztë e cila shërben si përkujtuese e vizitës së "Xhorxh W", në qershor të vitit 2007, ashtu si karrigia e drunjtë në të cilën ishte ulur ai. Në fund të shkallëve qëndron piktura e Shtëpisë së Bardhë, e nuancuar me një vjollcë të butë.Â

Pritja që i është bërë George Bushit nga ky komb i vogël me shumicë myslimane, për të ka qenë më e përzemërta e të gjitha kohërave. Në kohën kur shkalla e përkrahjes së tij në SHBA ka qenë jashtëzakonisht e vogël, turmat e njerëzve këtu kanë pritur me orë të tëra jashtë kafenesë për ta parë, përqafuar dhe puthur presidentin.

Gjatë parakalimit të limuzinës së tij, njerëzit e ngazëllyer brohorisnin "Bushi! Bushi!". Tri pulla postare me Bushin e buzëqeshur u hodhën në qarkullim, kurse një rrugë në Tiranë mori emrin e tij.

Parlamenti në mënyrë unanime aprovoi projektligjin i cili i autorizonte "forcat amerikane t'i ndërmerrnin të gjitha llojet e veprimeve, përfshirë edhe përdorimin e forcës, në mënyrë që Presidentit amerikan t'i ofrohej siguri". Gazeta Korrieri botoi një titull sarkastik: "Ju lutemi, na pushtoni!".

Sali Berisha, Kryeministri i Shqipërisë që nga viti 2005, e quajti Bushin: "Mysafiri më i madh dhe më i veçantë që na ka vizituar ndonjëherë".

Edi Rama, rivali i Berishës, kryetar i PS-së dhe Kryebashkiak i Tiranës, tha: "Shqipëria është me siguri shteti më proamerikan në Europë, ndoshta edhe në botë". Ndonëse vizita e Bushit në Shqipëri është e para e realizuar nga një President në detyrë, lidhjet e Shqipërisë me SHBA-të janë të thella.

Ato datojnë nga Bostoni i pjesës së fundit të shekullit 19, ku një komunitet i emigrantëve shqiptarë, shumica me përkatësi ortodokse (të cilët sot përbëjnë afro 20 për qind të popullsisë së Shqipërisë), krijuan një qendër me ndikim në lëvizjen kombëtare shqiptare.

Fan Noli, pjesëtar i këtij komuniteti, arriti në Boston në vitin 1906, në moshën 24 vjeçare, u bë zëvendëskryeredaktor i gazetës nacionaliste Kombi, si 26 vjeçar themeloi Kishën Ortodokse Shqiptare, kurse diplomoi në Harvard në 1912, vitin kur Shqipëria shpalli pavarësinë prej Perandorisë Otomane.

Në atdheun e tij, Noli u bë Kryeministër i një qeverie e cila e meritoi jetën e saj të shkurtër. Sado që ishte i pandershëm si Kryeministër, Noli ishte diplomat i shkëlqyeshëm. Ai e anëtarësoi shtetin e tij në Ligën e Kombeve dhe ndihmoi në bindjen e Ëoodroë Ëilsonit për nevojën e pavarësimit të Shqipërisë. Në Konferencën e Parisit, në vitin 1919, Ëilson pati qëndrim të fuqishëm kundër ndarjes së Shqipërisë nga ana e fqinjëve të saj.

Ky veprim i tij edhe sot mbahet në mend nga shqiptarët. Genc Pollo, zëvendëskryeministër i Shqipërisë, elokuent dhe i arsimuar në Austri (ka doktoruar në historinë romake), kujdesshëm i përmendë shkaqet historike për trajtimin e Bushit si një yll roku në Shqipëri: "Woodrow Wilson e parandaloi copëtimin e Shqipërisë"; "Deklaratat inspiruese të Ronald Reaganit mbi ‘Perandorinë e së keqes' dhe ‘Z. Gorbachev, rrëzojeni këtë mur!'"; "Inkurajimi i Bush Senior në luftën tonë kundër komunizmit"; "Bombardimi i Serbisë nga ana e Clintonit, me qëllim të mbrojtjes së shqiptarëve të cilët përbëjnë afro 88 për qind të popullsisë së Kosovës": si dhe "Mbështetja e Bushit Junior për pavarësinë e Kosovës dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO".

Mirëpo, Pollo thotë se "gjithashtu ekziston edhe dimensioni emocional i kësaj dashurie, i cili nuk mund të shpjegohet gjithmonë në mënyrë racionale".

Ndonëse përkrahja e SHBA-ve për Shqipërinë ka kaluar pothuajse krejtësisht e pavërejtur nga amerikanët, në Shqipëri ajo ka nxitur ndjenja të falënderimit të madh, të cilin shqiptarët janë të etshëm për ta shfaqur. Pas intervenimit të Clintonit në Kosovë, mijëra shqiptarë u vunë emrat Bill dhe Hillary të porsalindurve të tyre, si dhe i përkrahën Clintonët gjatë garës presidenciale në vitin 2008. Kur asnjë vend tjetër nuk deshi ta bënte, Shqipëria pranoi pesë të burgosur ujgurë nga Guantanamo dhe - për dallim prej SHBA've - nuk i lejoi agjentët kinezë që t'i marrin ata në pyetje.

Shqipëria ishte njëra nga pesë shtetet e para që ofroi trupa për Afganistan dhe Irak. Në një editorial të botuar në Uashington Times, në 2005, ambasadori i Shqipërisë në SHBA shkroi: "Nëse besoni në liri, besoni edhe në luftën për të. Nëse besoni në luftën për liri, besoni në Amerikë... Po të mos ishte Amerika, ka shumë gjasa se as Franca, as Mbretëria e Bashkuar, as Belgjika nuk do të ekzistonin në gjendjen e tyre të sotme. Po të mos ishin SHBA-të, është shumë e mundshme se shtetet e Ballkanit nuk do të ishin të lira".Â

Në fund të korrikut, Shqipëria njoftoi se do ta pesëfishonte prezencën e saj në Afganistan me 120 trupa. Kjo mund të mos duket shumë derisa nuk e merrni parasysh reputacionin e ushtarëve shqiptarë: të parapëlqyer si rekrutë në korpuset e jeniçerëve otomanë, ata, në shekullin 19 ishin përshkruar nga korrespondenti i gazetës Times të Londrës si "raca më e shkëlqyeshme dhe më luftarake në Europën Jugore".

Dori, personi që më shoqëron, me krenari thotë se një ushtar shqiptar është i barabartë me 100 ushtarë të vendeve tjera. Babai i Dorit gjatë komunizmit ka kryer shërbimin ushtarak në Armatën Popullore të Shqipërisë, së bashku me një ushtar tjetër i cili ishte i vogël dhe thatanik. Ashtu si shumë të tjerëve, edhe komandanti i tyre u kishte thënë që për shkak se ushtria shqiptare është e vogël dhe e izoluar, dhe se do të sulmohet nga forcat shumëfish më të mëdha të NATO-s ose Paktit të Varshavës, secili ushtar shqiptar do të duhet t'i vrasë 100 kundërshtarë.

Babai i Dorit i kishte hedhur një vështrim kolegut të tij të dobët dhe i kishte thënë komandantit: "Ai mund të vrasë më së shumti 72-73. Por, mos u brengos - unë do i vras 28 të tjerët".

Asokohe, Shqipëria sundohej nga Enver Hoxha, diktator ksenofobik komunist, i cili për më shumë se katër dekada të diktaturës së tij e shndërroi vendin e tij në më të izoluarin në botë. Hoxha ishte adhurues i Stalinit, kurse komunizmin e Khrushchevit nuk e konsideronte mjaft ortodoks, prandaj e kishte quajtur Khrushchevin - "sharlatanin dhe klounin më kundërrevolucionar që ka njohur bota". Enver Hoxha së pari i prishi lidhjet me Rusinë, pastaj me Kinën, pasi nuk mund ta duronte ribërjen e lidhjeve të saja me Nixonin.Â

Në përgatitje për sulmet e sovjetikëve dhe të forcave të imperializmit anglo-amerikan, Enver Hoxha e mbuloi Shqipërinë me qindra mijëra bunkerë çimentoje në formë jastëku, përafërsisht një për secilën familje.

Sot, shumica e këtyre bunkerëve, tërhiqen prej aty prej t'i hapur udhë turizmit të Shqipërisë në bregdetin Adriatik. Sidoqoftë, shqiptarët kanë gjetur mundësi të reja shfrytëzimi - i kanë shndërruar bunkerët në fole dashurie dhe tualete, e bile edhe në restorante kapitaliste, në të cilët imperialistët amerikanë janë mysafirët më të mirëseardhur.Â

KOMENTE