English

Arrestohen dy vëllezër, kishin në makinë 80 kg hashash dhe armë

Krujë, 10 shtator NOA - Dy vëllezër janë arrestuar sot nga policia pasi në automjetin e tyre u gjet një sasi prej 80 kilogram kanabis sativa.

Policia e Krujës ka ndaluar në orët e para të ditës së sotme një automjet tip-Fugon në të cilin me udhëtonin dy vëllezërit Edmod dhe Eshuel Xaka.

Pas kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi sasinë e konsiderueshme të drogës.

Sipas policisë makina është ndaluar në aksin Krujë- Fushë Krujë ndërsa në bazë të hetimeve dyshohet se kishte për destinacion qytetin e Durrësit.

Policia kreu arrestimin e dy vëllezërve të cilët në makinë nuk kshin vtemë hashashin por edhe një armë tip-automatik.

k.k/NOA

KOMENTE