Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomohen 126 studentët e parë të Universitetit Ushtarak Skënderbej
English

Diplomohen 126 studentët e parë të Universitetit Ushtarak "Skënderbej"

Tiranë, 10 shtator NOA - Diplomohen 126 studentë të Universitetit Ushtarak "Skënderbej".

Në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua sot ceremonia e diplomimit, titullimit oficer dhe gradimit të 126 studentëve të UU "Skënderbej", të cilët përfunduan studimet e larta gjatë viteve akademike 2005-2009.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili u shprehu falënderime të gjithë studentëve që kanë zgjedhur të nisin karrierën ushtarake. "Kjo ceremoni, edhe pse është e fundit për mua si Ministër i Mbrojtjes, është ceremonia më e bukur që marr pjesë, ku padyshim nuk mund të mungoja, pasi diplomohet brezi i parë i studentëve, që kanë zgjedhur të japin kontributin e tyre në Forcat e Armatosura, të cilat tashmë janë pjesë e strukturave të NATO-s" tha Oketa.

"Ju filloni sot një rrugë sa të bukur aq edhe të vështirë, që të jep sadisfaksion të veçantë, - iu drejtua Ministri Oketa, studentëve-ushtarakë të sapodiplomuar. Juve ju pret përpara një karrierë e bukur dhe e mbushur me sfida, ndaj në këtë kontekst, ju këshilloj që konkurrenca juaj për të ecur në gradë duhet të bëhet duke sfiduar standardet dhe jo njëri-tjetrin".

Në fund të fjalës së tij Ministri Oketa falënderoi edhe njëherë të gjithë Forcat e Armatosura, bashkëpunëtorët e tij të afërt, zëvendësministrat, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ushtarakët dhe civilët, të cilët kanë punuar dhe kanë dhënë një kontribut të madh për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

126 studentët e sapodilomuar, i nisën studimet në Universitetin Ushtarak "Skënderbej" në vitin akademik 2005 dhe i përfunduan në vitin 2009.

Nga këta 105 studentë përfunduan studimet në Fakultetin e Menaxhimit dhe 21 të tjerë në Fakultetin Teknik në degën elektronikë.

Këto ditë ata, sipas specialiteteve që janë caktuar, do të nisin Kursin Bazë të Oficerit që zhvillohet në Shkollën e Trupës dhe mandej do të emërohen në detyra si oficerë në strukturat e Forcave tona të Armatosura.

Më pas u lexua urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes për titullimin dhe dhënien e gradës "nëntoger" të 126 studentëve ushtarak që përfunduan studimet në UU "Skënderbej", si dhe iu shpërndanë diplomat nga Ministri Oketa dhe të ftuarit e tjerë.

Në fund ata bënë betimin si oficerë të rinj të Forcave të Armatosura dhe një foto të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes.

Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes këto ditë janë titulluar oficer dhe janë emëruar në detyrë në Forcat e Armatosura edhe studentët ushtarak që përfunduan studimet në akademitë ushtarake në Greqi, Turqi, Itali dhe Gjermani.

k.k/NOA

KOMENTE