Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrit, në Shqipëri do mbërrijnë mbi 1 milionë vaksina kundër AH1N1
English

Gripi i derrit, në Shqipëri do mbërrijnë mbi 1 milionë vaksina kundër AH1N1

Durrës, 10 shtator, NOA - Për të shmangur pandeminë e gripit të derrit, në Shqipëri do mbërrijnë 1 milionë vaksina kundër virusit që e shkakton atë, AH1N1.

Një fakt të tillë e kanë bërë të ditur specialistë të ministrisë së Shëndetësisë, gjatë një seminari të zhvilluar me mjekë të shkollave, organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik në qytetin e Durrrësit.

Ata kanë pohuar se parashikohet që me një sasi të tillë të vaksinave që do të mbërrijnë në vend, të vaksinohet mëse 1/3 e popullatës vendase.

"Kemi negociuar me kompani për marrjen e vaksinave dhe për këtë themi se nuk do të ketë rrezik në lidhje me sëmundjen e gripit të derrit", deklaroi Gazmend Bejtja, specialist i ISHP pranë ministrisë së Shëndetësisë.

Dy ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë një seminari të mbajtur në qytetin e Durrësit, posaçërisht për problematikën e sëmundjes së gripit të derrit deklaroi se nuk ka vend për alarm pasi sektori i shëndetësisë në vend është angazhuar që ta përballojë me sukses situatën, i ndihmuar edhe nga ata rajonalë.

"I zotërojmë të gjitha kapacitetet për të përballuar fluksin e lartë të prekjes së mundshme të popullatës me virusin AH1N2" , u shpreh ministrja Godo lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE