English

Hugo Çavez: Venezuela do të njohë pavarësinë e Osetisë Jugore e Ambazisë

Moskë, 10 shtator NOA-Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka deklaruar se do t'i njohë rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Ambazisë si vende të pavarura.

Zoti Çavez tha sot se Venezuela do të vendosë së shpejti marrëdhënie diplomatike me dy republikat.

Ky njoftim u bë gjatë një takimi në rezidencën në periferi të Moskës të Presidentit rus Dmitri Medvedev.

Venezuela ju bashkua kështu Rusisë dhe Nikaraguas si të vetmet vende që njohim pavarësinë e Abkazisë dhe Osetisë Jugore, pas luftës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë vitin e kaluar. Shumica e vendeve të botës ende i konsiderojnë këto dy rajone si pjesë të Gjeorgjisë.

Medvedev e falenderoi zotin Çavez për vendimin, duke thënë se Rusia njeh të drejtën e çdo vendi sovran për njohjen, apo jo të një shteti të ri.

Por, shtoi ai, vendi i tij nuk është indiferent ndaj fatit të këtyre dy shteteve.

KOMENTE