Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
INSTAT: Shkëmbimet tregtare me Turqinë po sfidojnë ato me Italinë dhe Greqinë
English

INSTAT: Shkëmbimet tregtare me Turqinë po sfidojnë ato me Italinë dhe Greqinë

Tiranë, 10 shtator, NOA - Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë po sfidojnë kohët e fundit edhe ato me Italinë dhe Greqinë, të cilat tradicionalisht kanë kryesuar listën e bashkëpunimit ekonomik të vendit tonë.

Një fakt i tillë konfirmohet në raportin e fundit të INSTAT për tregtinë e jashtme, sipas të cilit Turqia vazhdon të mbetet një ndër partnerët kryesorë të vendit tonë pas Italisë dhe Greqisë në këtë sektor. Të dhënat tregojnë se gjatë muajve të verës, Turqia ka qenë një treg i rëndësishëm për importimin e mallrave të ndryshme drejt Shqipërisë.

Nga Turqia, Shqipëria ka importuar kryesisht materiale ndërtimi dhe metale, por edhe

makineri, pajisje e pjesë këmbimi dhe produkte kimike e plastike.

Ndërkaq, gjatë kësaj vere është zhvilluar edhe Panairi 4 i prodhimeve turke në Shqipëri, i cili u shoqërua me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe asaj të Stambollit.

n.e/NOA

KOMENTE