English

OPEK s'ndryshon kuotën e prodhimit të naftës, vijon të jetë 24.8 milionë fuçi/ditë

Algjer, 10 shtator, NOA - Kuotat e prodhimit të naftës bruto nuk kanë për të ndryshuar, pavarësisht konflikteve në dukje të shtuara në Lindjen e Mesme, apo shtimit të kërkesës prej Perëndimit si edhe ndikimit të shkaqeve të tjera si ai i krizës botërore etj.

Një fakt i tillë është konfirmuar nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, e cila duket se ka vendosur të mbajë në të njëjtin nivel kuotat e prodhimit të naftës bruto.

Por këtu nuk përfshihet Iraku, kuotat e prodhimit të naftës të të cilit llogariten të jenë jashtë grupimit të vendeve eksportuese të naftës, OPEK.

Në fillim të këtij viti, OPEK vendosi që objektivi global i prodhimit të naftës të arrijë kuotën e 24,84 milionë fuçi në ditë, e vlefshme kjo për 11 vende anëtare të OPEK, përjashtuar Irakun.

n.e/NOA

KOMENTE