English

Tiranë, makina përplas për vdekje një kalimtar të moshuar

Tiranë, 10 shtator NOA - Një 77-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përplas dje nga një makinë.

Aksidenti ndodhi tek sheshi "Rilindja" në Laprakë, Tiranë kur Ledion Patogu, 27-vjeç teksa po udhëtonte memjetin tip "Volzvagen", me ngjyrë gri, me targë TR 4445 C, ka aksidentuar këmbësorin A.B., 77-vjeç.

I moshuari u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa ndërroi jetë vetëm pak çaste më vonë.

Hetuesit e aksidenteve mbërritën në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit deri në përfundim të hetimeve.

k.k/NOA

KOMENTE