Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turizmi në Shqipëri, periudha janar-gusht 2 herë më shumë vizitorë se vjet
English

Turizmi në Shqipëri, periudha janar-gusht 2 herë më shumë vizitorë se vjet

Tiranë, 10 shtator NOA-Shqipëria shënon progres në fushën e turizmit për sa i takon numrit të vizitorëve që kanë shkelur tokën shqiptare.

Bazuar në të dhënat e periudhës janar-gusht, shihet se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në këtë 8 mujor është rritur gati dy fish numri i turistëve të huaj.

Nga të dhënat e periudhës janar-gusht, mësohet se rreth 2.111.981 persona kanë vizituar vendin tonë prej të cilëve 1.402.558 janë vizitorë të huaj prej të cilëve 26.080 janë vizitorë ekskursionistë ndërsa 1.376.478 janë vizitorë me turistë.

Sipas statistikave thuhet se vizitorë me nënshtetësi shqiptare të cilët janë rezidentë në vende të ndryshme janë rreth 709.423 persona.

Referuar të dhënave shihet se pjesa më e madhe e vizitorëve, rreth 78 % e tyre kanë hyrë në Shqipëri përmes rrugës tokësore, 11% me rrugë ajrore

dhe 11% me rrugë detare.

-Sipas qëllimit të udhëtimit, për periudhën janar-prill në raport thuhet se

91% e vizitorëve të huaj kanë ardhur për pushime dhe vetëm një pjesë e tyre kanë pasur për qëllim biznesin, apo shkaqe të tjera.

Edhe në këtë periudhë, numri më i madh i turistëve ka qenë nga Evropa, më pas renditen amerikanët, aziatikët etj. Nga përllogaritjet e të ardhurave të përfituara prej turistëve mësohet se kjo shifër është 5 fishuar në krahasim me vitet e fundit.

KOMENTE