Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ALBtelecom ofron internet me 999 lekë dhe numra të rinj me një muaj bisedë falas
English

ALBtelecom ofron internet me 999 lekë dhe numra të rinj me një muaj bisedë falas

Tiranë, 11 Shtator NOA - Gjiganti i telefonisë fikse dhe i shërbimit të internetit, ALBtelecom sjell paketën me ekonomike të internetit në treg dhe superofertën për abonimet e reja në shërbimin e telefonisë fikse.

Oferta më e re, "Paketa Ekonomike" për shërbimin e ADSL-së, u mundëson të gjithë klientëve të ALBtelecom që me 999 Lekë në muaj të shijojnë cilësinë më të lartë të internetit.

Për t'u abonuar në shërbimin e internetit me ADSL, klientët tanë mund të vizitojnë pikat e shitjes së ALBtelecom në të gjithë Shqipërinë dhe duke zgjedhur këtë paketë mund të përfitojnë falas edhe tarifën e instalimit.

Kompania tha sot se "për ata që kërkojnë më tepër, ALBtelecom ofron falas tarifën e Instalimit dhe Modemin për të gjitha paketat e tjera të ADSL, përveç paketës ekonomike".

Ndërkohë, kompania ka ulur sërish çmimet dhe për paketat e tjera të shërbimit të internetit me ADSL, duke aplikuar zbritje deri në 40 %.

Gjithashtu ALBtelecom ka hequr kufizimet për të gjitha paketat e tjera dhe tashmë klientët tanë mund të marrin shërbimin e internetit pa limit, me një cilësi shumë herë më të mirë, të shpejtë dhe të sigurte.

Një muaj kohë bisede falas

Surpriza e radhës nga ALBtelecom vjen dhe për shërbimin e telefonisë fikse. Duke aplikuar për një numër të ri fiks, kushdo mund të përfitojë një muaj bisedë falas brenda rrjetit të ALBtelecom në të gjithë Shqipërinë.

"Kushdo që zgjedh një numër telefoni fiks nga ALBtelecom, mund të përfitojë nga mundësia për të folur pa kufizim. Por jo vetëm kaq! Një super ofertë ju pret për tarifën e instalimit", - njoftoi kompania.

Vetëm pak kohë më parë kompania hodhi në treg dhe një ofertë ekonomike "Pa Limit", e cila vlerësohet se kënaq kërkesat dhe dëshirat e klientëve.

Ndërkaq klientët e ALBtelecom mund të informohen në kohë reale për shërbimet e kompanisë, duke marrë informacion nga agjentët e Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit.

"Të gjithë abonentët e ALBtelecom, mund të marrin informacion mbi faturën mujore, duke telefonuar në numrin 123. Çdo problem që mund të keni me numrin tuaj do të mund ta zgjidhni në një kohë të shkurtër dhe pa patur nevojë të shkoni tek pikat tona të shitjes. Duke telefonuar numrin 123, në kohë rekord do të merrni përgjigje për problemet tuaja, do të kurseni kohë dhe do të anashkaloni procedurat që do t'u duhet të kryeni duke vizituar degët e ALBtelecom", - përfundon informacioni i ofruar nga kompania.

e.r/NOA

KOMENTE