Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen katër tregtarë fals, prodhonin artikuj me ambalazhet e firmave të tjera
English

Arrestohen katër tregtarë fals, prodhonin artikuj me ambalazhet e firmave të tjera

Tiranë, 11 shtator NOA - Operacioni "Stuko" çon në qeli katër tregtarë të cilët prodhonin artikuj të ndryshëm duke vendosur ambalazhe false të një firme tjetër.

Antikrimi ekonomik-financiar organizoi ditën e djeshme një operacion i cili u finalizua me arrestimin e katër persona të cilët akuzohen për veprat penale të "Prodhimit të kundraligjshëm i artikujve industrial dhe ushqimorë", "Mashtrim" dhe "Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve".

 Avni Barjaktari, 45-vjeç, lindur në Poliçan Skrapar dhe banues në Qesarak Dajt, Arjan Kona, 38-vjeç, banues në Tiranë, Agron Ramlli, 46-vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë dhe Aurel Çezma, 34-vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë u kapën teksa po tregtonin artikujt e prodhuar prej tyre.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se antikrimi ekonomik-financiar që prej muajit tetor të vitit 2008, kishte nisur intensivisht hetimet, për një subjekt i cili dyshohet se prodhonte dhe tregtonte produkte ndërtimi duke i falsifikuar produktin dhe ambalazhin, e subjektit tregtar "Italcol". Pas një hetimi të realizuar nga ky seksion, ka rezultuar se këto produkte të falsifikuara, janë prodhuar dhe tregtuar për një periudhe 2-vjeçare, ndërkohë që dyshohet se dëmi që i ka shkaktuar shtetit shkon në shuma të konsiderueshme parash, po ashtu dhe dëmi që i ka shkaktuar subjektin tregtar "Italcol", përllogaritet të arrijë në vlera të konsiderueshme. Operacioni policor "Stuko" u shtri dje në disa zona të kryeqytetit si, Rruga Ura, Kamëz, Rruga Barrikadave dhe Ish Uzina Dinamo në Tiranë. Sipas policisë katër personat u kapën gjatë momenteve të prodhimit dhe të tregtimit produkte të falsifikuara, edhe të subjekteve të ndryshme tregtare me emërtimet e produkteve "Intonaco Fino", "Italcol", "Superkoll', "Alea Mix" etj. Gjatë organizimit dhe zhvillimit të këtij operacioni, rezultoi se vendi i stampimit dhe prodhimit të ambalazheve të produkteve të falsifikuara ndodhej brenda ambienteve të ish Uzinës "Dinamo" si dhe në ambientin e shtypshkronjës "Miq dhe Paqe". Ndërkohë, pas kontrollit të ushtruar në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan edhe lastrat e përdorura për mbishkrimet e ambalazheve, të falsifikuara.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektet tregtare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet si 5000 thasë me produkte ndërtimi kollë dhe fino me emërtime tregtare "Intonaco Fino", "Italcol', "Superkoll", "Alea Mix" etj. 12 lastra për stampimin e mbishkrimeve tek ambalazhet e produkte ndërtimi kolle dhe fino me emërtime tregëtare "Intonaco Fino", ‘Italcol", "Superkoll", "Alea Mix" etj. 200 thasë ambalazhi bosh për produkte kolle dhe fino me emërtime tregtare "Intonaco Fino", "Italcol", "Superkoll", "Alea Mix" etj si dhe 290 fletë të printuara format A1 për produkte kolle dhe fino me emërtime tregtare "Intonaco Fino", "Italcol", "Superkoll", "Alea Mix" etj.

k.k/NOA

KOMENTE