Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, ovërdoza i shkakton vdekjen një 25-vjeçari
English

Durrës, ovërdoza i shkakton vdekjen një 25-vjeçari

Durrës, 11 shtator NOA - Vdes nga ovërdoza një 25-vjeçar nga Durrësit.

Fajton Katrelli 25-vjeç banues në lagjen numër 9 të qytetit bregdetar është gjetur i pa jetë nga një kalimtar pak pas mesnatës duke u gdhirë dita e sotme.

Ai u gjet në një lulishte në një lagje të Durrësit, dhe kalimtari që konstatoi trupin e 25-vjeçarit lajmëroi menjëherë policinë.

Oficerët e policisë kriminale të komisariatit të qytetit Durrësit mbërritën menjëherë për të bërë këqyrjen e provave.

Burime nga policia thanë se pranë trupit të 25-vjeçarit u gjet një shiringë e cila hodhi dyshimet se ai ishte droguar para se të ndërronte jetë.

Kështu dëshmitë e familjarëve të viktimës por edhe ekspertiza e mjekësisë-ligjore zbuluan se i riu drogohej sistematikisht gjë e cila i ka shkaktuar atij vdekjen.

k.k/NOA
KOMENTE