Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flakët përfshijnë fshat pranë qytetit të Lezhës, dyshohet zjarrvënie
English

Flakët përfshijnë fshat pranë qytetit të Lezhës, dyshohet zjarrvënie

Lezhë, 11 shtator NOA - Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka shpërthyer në afërsi të qytetit të Lezhës, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Flakët janë pikasur në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Manati të rrethit Lezhë, në orën 16.30 të ditës së sotme.

Mësohet se katër shtëpi të cilat janë gjysmë të rrënuara dhe pa banorë brenda, janë përfshirë nga flakët duke pësuar dëmtime të pjesshme.

Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe policore, por ende nuk ka raportim për shuarjen e plotë të zjarrit.

e.r/NOA

Â

KOMENTE