Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kroacia së shpejti në BE, Sllovenia i heq veton pas zgjidhjes së konfliktit për kufirin
English

Kroacia së shpejti në BE, Sllovenia i heq veton pas zgjidhjes së konfliktit për kufirin

Ljubjanë, 11 shtator NOA-Sllovenia ka rënë dakord të heqë veton mbi bisedimet për anëtarësim të Kroacisë në BE pas një progresi të bërë mbi një mosmarrëveshje afatgjatë për kufirin.

Vendimi erdhi pas bisedimeve midis kryeministrave të dy vendeve në Ljubjanë.

Vendimi slloven vjen pas një lëshimi të madh të bërë nga kryeministrja e re e sapozgjedhur kroate, Jadranka Kosor.

Ajo ka rënë dakord të tërheqë gjithë dokumentat e përdorura nga negociatat e Kroacisë me BE pas 1991.

Që nga ajo datë të dy vendet kanë diskutuar pronësinë e Gjirit të Piranit, një zonë bregdetare në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë.

Lëvizja e zonjës Kosor do të thotë se Kroacia do të vazhdojnë bisedimet për anëtarësim me Brukselin tani pa bërë më pretendime për atë zonë.

Por negociatat midis Sllovenisë dhe Kroacisë mbi atë se si do të qeveriset gjiri do të vazhdojnë.

Ka pasur sugjerime në muajt e fundit se do të ngrihet një komision për t'u dhënë të dy vendeve pronësi të përbashkët.

KOMENTE