English

"Lëvizja për mendim ndryshe në PS", sot takimi i parë zyrtar

Tiranë, 11 shtator, NOA - Tashmë në Partinë Socialiste është institucionalizuar e ashtuquajtura ‘Lëvizja për Mendim Ndryshe", e cila drejtohet nga dy përfaqësuesit e njohur të selisë rozë, Arben Malaj dhe Ben Blushi.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ata pritet të zhvillojnë sot takimin e tyre të parë zyrtar me bazën socialiste, së cilës duan t'i shpjegojnë arsyet që i ka shtyrë drejt krijimit të një lëvizje të tillë brenda selisë rozë.

Takimi zhvillohet në orën 18.00 në Akademinë e Arteve.

Ndërkaq, edhe kryesocialisti Edi Rama së bashku me kandidatin tjetër për kryetar partie në PS, Maqo Lakrori, kanë nisur një tur në bazë, gjatë të cilit duan t''i paraqesin anëtarësisë platformën e tyre për kryetar.

Burime pranë selisë rozë thanë se turi i paralajmëruar ka nisur dje nga qyteti i Elbasanit dhe parashikon takime me të gjithë socialistët e bazës, të cilëve do t'u shpalosin platformën për një mandat kryetari.

n.e/NOA

KOMENTE