English

Mundin anglezet, femrat e futbollit gjerman dalin kampione të Evropës

Helsinki, 11 shtator, NOA - Femrat futbolliste gjermane kanë mundur të dalin kampione të Evropës për të shtatën herë, pasi kanë mundur në ndeshjen finale futbollistet angleze.

Në këtë mënyrë, ato kanë mundur të marrin kupën në finalen e Kampionatit Evorpian në Helsinki për futbollin femëror.

Kanë qenë dy lojtaret gjermane Birgit Prinz dhe Inka Grings të cilat shënuan nga dy gola, ku kjo e fundit është cilësuar edhe si golshënuesja më e mirë.

Për të ndjekur lojën e kombëtares gjermane, në Finlandë kishte shkuar edhe vetë presidenti gjerman Horst Köhler.

n.e/NOA

KOMENTE