Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përkujtohet 11 shtatori në Nju Jork, presidenti Obama i bën homazh viktimave të sulmit terrorist
English

Përkujtohet 11 shtatori në Nju Jork, presidenti Obama i bën homazh viktimave të sulmit terrorist

 Nju Jork, 11 shtator NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, përkujtoi përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, duke u zotuar se Amerika nuk do të hezitojë aspak në ndjekjen e al-Kaidës.

Presidenti Obama vuri një kurorë në Pentagon gjatë ceremonisë që u zvhillua për nder të viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të personelit ushtarak amerikan.

Ai tha se koha nuk e ka shuar dhimbjen dhe humbjen e asaj dite.

Më herët Presidenti Obama mori pjesë në një ceremoni në kopështin jugor të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa zv/Presidenti Xho Bajdën foli gjatë një shërbimi në Nju Jork.

8 vjet më parë, rreth 3 mijë njerëz u vranë në sulmet terroriste me avionë të rrëmbyr.

Dy nga avionët u përplasën në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork, ndërsa një tjetër në Pentagon.

Një avion i katërt u përplas në Shanksvillë të Pensilvanisë, pasi udhëtarët u përleshën me rrëmbyesit për marrjen nën kontroll të avionit.

Graundi Zero dhe puna për rindërtimin e zonës

Kjo zonë është ende një kantier ndërtimi megjithë planet për të ngritur një memorial, një muzeum dhe pesë gradaçiela.

Projektet janë vonuar nga debatet politike dhe mosmarrëveshjet financiare dhe ligjore.Ka patur edhe një përplasje mes ndërtuesve dhe pronarëve të tokës përsa i takon qerasë.Ndërkaq tregu komercial në Manhatanin e poshtëm është goditur rëndë nga recesioni.

Të gjithë këta faktorë kanë vënë pikëpyetje të mëdha mbi të gjithë projektin.

Pesë gradaçielat planifikohen të përfundojnë deri në vitin 2013.

KOMENTE