Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbyllet në Tiranë, turi kombëtar i Klubit Automobilistik Italian
English

Përmbyllet në Tiranë, turi kombëtar i Klubit Automobilistik Italian

Tiranë, 11 shtator NOA - pas 17 ditësh dhe 1,200 km, përmbyllet në Tiranë turi kombëtar i Klubit Automobilistik Italian nga Livorno (Automotive Club Italia [ACI] - Livorno).

Ky tur është i përbërë nga 28 anëtarë të ACI - Livorno të cilët kanë udhëtuar në Shqipëri me 14 automjete të tipit "rulot" duke përshkruar gati të gjithë territorin shqiptar.

Gjatë turit anëtarët janë pritur nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Kryetari i Bashkisë së Korcës, Zëvendës Ambasadorin Italian, Konsulli Italian në Shkodër, si dhe disa organizata të shoqërisë civile.

Ky tur kombëtar është i veçantë në llojin e tij pasi ka ndërthurur turizmin me aktivitete të ndryshme sociale në të mire të disa prej komuniteteve në nevojë në Shqipëri. Në ditën e fundit të tij, në datën 10 shtator 2009, turi përmbyllet me një aktivitet të organizuar në bashkëpunim me OJF-në "Tamam" e cila punon që prej vitin 2008 me familjet dhe fëmijët e prekur nga tragjedia e Gërdecit.

Këtë vit organizata "TAMAM" po organizon kampin e dytë të fëmijëve të prekur nga shpërthimi i Gërdecit me materiale didaktike të gjitha të dhuruara nga anëtarët e ACI - Livorno.

Në datën 10 shtator, në ambientet e "Restorant (dhe Parkut të Lojrave) Blurit" në dalje të Tiranës, fëmijët e Kampit të Gërdecit/Marqinetit do të takojnë anëtarët e ACI - Livorno për t'u njohur nga afër me ta dhe për të marrë pjesë në disa aktivitete psiko-sociale. Ndërkohë, "Restorant Bluri" po u jep fëmijëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit mundësinë për të kaluar një ditë në këndshme në parkun e lojërave të Restorant Blurit.

e.r/NOA

KOMENTE