Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarri që përfshiu rajonin e Lezhës shkaktoi djegien e 3 banesave
English

Zjarri që përfshiu rajonin e Lezhës shkaktoi djegien e 3 banesave

Lajmi ritransmetohet me foto dhe detaje shtesë

Lezhë, 11 Shtator NOA Update - Zjarret që përfshinë rajonin e Lezhës ditën e sotme, shkaktuan djegien e tre banesave, disa hektarëve pyje dhe kullota si dhe rrezikuan kishën e Shënandout, informon korrespondentja e agjencisë së Lajmeve NOA që i referohet burimeve në terren.

Zjarri i parë nisi në pjesën e sipërme të qytetit të Laçit, tek pishat që ndodhen jo larg kishës së Shënandout dhe për shuarjen e tij, fillimisht janë afruar banorët e zonës, në përpjekje për të mbajtur flakët nën kontroll.

Pak minuta më vonë, disa makina të repartit për Mbrojtjen kundër Zjarrit shkuan në vendngjarje. Rreth orës 16.30 është arritur të vihen flakët nën kontroll duke u lokalizuar dhe më tej shuar plotësisht, pa arritur të afrohen te kisha ku kryhet shpesh "pelegrinazh" nga shumë shqiptarë.

Ndërkohë, një zjarr me përmasa të konsiderueshme shpërtheu në afërsi të qytetit të Mirditës në qarkun Lezhë.

Flakët u pikasën në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Kaçinar të komunës së Kolshit në rrethin Mirditë, në orën 16.30 të ditës së sotme.

Përhapja e flakëve ka vijuar deri në afërsi të fshatit Manati dhe sikundër raporton korrespondentja e NOA dhe shihni në fotot, të paktën tre shtëpi u dogjën nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe policore, por ende nuk ka raportim për shuarjen e plotë të zjarrit.

Kryetari i komunës Kolsh, Andi Marku, duke folur në vendngjarje për djegien e tre banesave lëshoi alarmin për rrezikimin e disa të tjerave, kurse shtoi se po konstaton se janë angazhuar një numër i madh zjarrfikësish dhe punëtorësh të mirëmbajtjes së pyjeve, të cilët ende po punojnë për shuarjen e flakëve.

e.r/NOA

Â

KOMENTE