English

Lezhë, zjarri shkrumbon 4 banesa dhe 300 ha tokë

Lezhë, 12 shtator NOA - Flakët e zjarrit shkrumbojnë katër banesa ndërsa rrezikuan disa të tjera në fshatin Kaqinarë në komunën e Kolshit në Lezhë.

Zjarri ra pak pas mesnatës dhe e favorizuar nga era e fortë u përhap duke djegur katër banesa megjithëse ato ishin të veçuara nga njëra-tjetra.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë pranë vendit të ngjarjes për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit por terreni i vështirë dhe malor vështirësoi punën e tyre për të shuar zjarrin.

Burime nga policia thanë se për shkak të zjarrit u krye evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa flakët shkrumbuan një sipërfaqe prej 300 hektarë tokë. Mësohet se për të shuar zjarrin i cili u përhap me shpejtësi duke rrezikuar dhjetëra shtëpi u angazhuan mjete zjarrfikëse nga Lezha,Kurbini,Mirdita.

k.k/NOA

KOMENTE