English

Afganistan, vriten 50 talebanë gjatë përleshjes me forcat e koalicionit

Afganistan, 13 shtator NOA - Talebanët i kanë bërë një pritje vdekjeprurëse një autokolone të forcave të NATO-s dhe afgane, por kanë mbetur vetë viktimë.

Të paktën 50 talebanë të vdekur raportohen nga jë zyrtar ushtarak afgan i cili tha se ata u vranë nga forcat e koalicionit.

Zëdhënësi i ushtrisë afgane, Abdul Basir Gori tha se përleshja ndodhi dje në provincën perëndimore Farah.

Një ditë më parë u vranë dy ushtarë amerikan dhe shtatë afganë nga një pritje  e talibanëve në këtë zonë

Në sulme të tjera të ndërmarra nga militantët anembanë vendit u vranë të paktën 28 civilë dhe roje sigurie.

k.k/NOA

KOMENTE