English

Shkodër, arrestohet një 24-vjeçar i kërkuar për vrasje

  Â

Shkodër, 13 shtator NOA - Policia e Shkodrës ka vënë në pranga sot një 24-vjeçar të akuzuar për vrasje.

Besmir Dhampiraj, 24- vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shtoj i Ri të Komunës Rrethina në Shkodër u arrestua nga policia pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë Shkodër.

Ai akuzohet për veprën penale të "Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim" dhe " Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur rreth një vit më parë pikërisht më patë 6 shtator të vitit 2008 rreth orës 10.00 në vendin e quajtur Tregu i Fruta Perimeve në Fshatin Dobraç të Komunës Rrethina në Shkodër, kur ai në bashkëpunim me vellain e tij, Ermal Dhampiraj, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Hysni Shpuza.

Vëllai i 24-vjeçari u arrestua fill pas ngjarjes ndërsa ai u largua duke u shpëtuar prangave.

Burime nga policia thanë se fiset Shpuza dhe Dhampiraj, prej disa vitesh ishin në konflikt mes tyre, për shkak të një lidhjeje sentimentale.

Bëhet fjalë për lidhjen dashurore mes një vajze vetëm 15-vjeçe nga familja Shpuza me një djalë 25-vjeçar të fisit Dhampiraj.

Në familjen Shpuza kishte kundërshti për këtë lidhje dhe kjo ka sjellë si rrjedhojë një varg incidentesh deri sa i mori jetën Hysniut 44-vjeçar.

k.k/NOA

KOMENTE