Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bie popullariteti i Sarkozy, francezët s'e mbështesin për qëndrimin ndaj krizës globale
English

Bie popullariteti i Sarkozy, francezët s'e mbështesin për qëndrimin ndaj krizës globale

Paris, 14 shtator NOA-Popullariteti i presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, ka shënuar rënien më të madhe gjatë katër muajve të kaluar, ka dëshmuar rezultati i anketës më të re, e cila sugjeroi se francezët e intervistuar nuk e mbështesin reagimin e tij ndaj krizës globale ekonomike.

Përkrahja për Sarkozynë ra në 44 për qind në javën e parë të shtatorit, nga 48 për qind sa ishte nga mesi i gushtit, dëshmoi anketa e bërë nga agjencia Viavoice for French për të përditshmen franceze Liberation. Rreth 54 për qind e të anketuarve theksuan se kanë qëndrime negative për Sarkozynë, ndërsa 58 për qind e të anketuarve theksuan se reagimi i presidentit francez ndaj krizës financiare dhe ekonomike gjatë vitit të kaluar ka qenë negativ. "Anketa dëshmon se francezët vlerësojnë si negative politikat e Sarkozysë, të cilat i ka iniciuar për t'u përballur me krizën", theksoi drejtori i Viavoice, Francois Miquet-Marty. "Sipas mendimit të tyre, sistemi ekonomik dhe financiar nuk është reformuar, se plani për nxitje nuk është efektiv", shtoi ai.

Â

KOMENTE