English

Bin Laden mesazh Obamës përmes internetit: Je i paaftë për të mbyllur luftën

Â

Washington, 14 shtator NOA-Udhëheqësi i Al Kaidas, Osama Bin Ladeni, ka theksuar se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, është i "pafuqishëm" që të ndalë luftën në Afganistan dhe shtoi se paaftësia e SHBA-së, për të kuptuar se pse kanë ndodhur sulmet e 11 shtatorit 2001, i ka kushtuar shumë SHBA-së.

Porosia e Bin Ladenit u publikua pas përvjetorit të tetë të sulmeve të 11 shtatorit, të cilat u ndërmorën me urdhrin e tij.

Bin Laden tradicionalisht i drejtohet popullit amerikan me porosi, të cilat ndërlidhen me përvjetorët e sulmeve.

Bin Laden, për të cilin besohet se strehohet në brezin kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit, theksoi se zyrtarët aktual në Shtëpinë e Bardhë janë duke e ndjekur strategjinë e ish-presidentit, Xhorxh Bush dhe të zëvendësit të tij, Dick Cheney, për të "promovuar politikat e mëhershme të frikës, të cilat i shërbejnë interesave të kompanive të mëdha".

"Në vend se të luftohet për çlirimin e Irakut, siç ka theksuar Bush, është dashur të çlirohet Shtëpia e Bardhë.

Kur Obama u bë president dhe mbajti në funksion pjesën më të madhe të udhëheqësve ushtarak të administratës së Bushit, siç është Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, njerëzit e arsyeshëm e kuptuan se Obama është një njëri i pafuqishëm, i cili nuk është i aftë të përmbush premtimin për të ndalur luftën ", theksoi ai.

Agjencia për inteligjencë, SITE, e cila monitoron porositë e grupeve terroriste, bëri përkthimin e porosisë së Bin Ladenit.

"Ne kemi demonstruar dhe deklaruar shumë herë, për më shumë se dy dekada e gjysmë, se arsyeja jonë për mospajtim me ju është përkrahja juaj për Izraelin, i cili e ka okupuar territorin e Palestinës.

Dështimi juaj për të kuptuar këto arsye ju ka kushtuar shumë.

Qëndrimi juaj, i kombinuar me disa padrejtësi tjera, na detyroi që të ndërmarrim aksionin më 11 shtator", theksoi Bin Laden.

Krahas kërcënimeve të drejtpërdrejta, Bin Ladeni ndjek edhe qasjen tjetër, atë të hapjes të amerikanëve në shenjë pajtimi-apo së paku të shqyrtimit të kësaj mundësie, nëse SHBA-ja i jep fund përkrahjes për Izraelin.

"Pyeteni vetën për të përcaktuar qëndrimin tuaj: a është siguria, gjaku, fëmijët, paratë, vendet e punës, ekonomia dhe reputacioni juaj më i dashur për ju, se sa siguria e izraelitëve, fëmijëve dhe e ekonomisë së tyre?", tha ai.

"Nëse e zgjidhni sigurinë dhe fundin e luftës, atëherë kjo nënkupton dënimin e atyre në anën tjetër, të cilët po luajnë me sigurinë tonë", nënvizoi Bin Laden.

KOMENTE