Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çelen dyert e shkollave, risitë dhe mangësitë e vitit të ri arsimor
English

Çelen dyert e shkollave, risitë dhe mangësitë e vitit të ri arsimor

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 14 shtator NOA - Zilja e shkollës do të bjerë pas pak minutash për mbi 400 mijë nxënës në të gjithë vendin, duke lajmëruar kështu nisjen e fillimit të vitit të ri shkollor 2009-2010.

Zyrtarë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, deklarojnë se kanë marrë të gjitha masat që dita e parë e shkollës të nisë normalisht.

Por, pas gëzimit që do të ndjejnë 80 mijë vogëlushë të cilët shkojnë për herë të parë në shkollë, problemet duket se nuk do të mungojnë edhe këtë vit shkollor.

Së pari, mungesa e teksteve mësimore, që edhe këtë vit mungojnë në librari.

Ndonëse nga ana e Ministrisë së Arsimit është udhëzuar shpërndarja e tyre që në datën 1 gusht, duket se shtëpitë botuese nuk kanë zbatuar urdhrin për dërgimin sa më parë pranë librarive të titujve që shtypin.

Edhe këtë vit shkollor, shumë shkolla 9 vjeçare e të mesme nuk do të jenë gati për të pritur nxënësit e tyre, kjo pasi disa janë mbyllur me vendim të drejtorive të Shëndetit Publik për shkak të kushteve hijeno-sanitare dhe disa të tjera, u kyçën para pak javësh, si pasojë e nisjes së rikonstruksionit.

Për herë të parë, këtë vit do të funksionojnë 50 klasa të reja përgatitore për fëmijët 5-6 vjeçar, në shkollat e Ciklit të Ulët, që u mundësua në sajë të zbatimit të projektit "Cilësi dhe barazi në arsim".

Por, këtë vit shkollor, nxënësit e klasës së VI, përveç gjuhës së huaj të parë të detyruar, do të kenë mundësi të mësojnë edhe një gjuhë të huaj të dytë, fakultative (jo me detyrim).

Edhe gjimnazi është përfshirë nga një risi në këtë vit të ri shkollor.

Me kohë të plotë në vitin e ri shkollor, gjimnazet do të fillojnë me dokumente të reja shkollore si: planet e reja mësimore, korniza e re kurrikulare e gjimnazit, programet dhe standardet lëndore si dhe udhëzuesit lëndorë.

Për vitin shkollor 2009-2010 janë përfshirë në procesin mësimor tekste të shtëpive të huaja botuese për lëndët: fizikë, kimi, biologji dhe shkencat e tokës.

/b.a/NOA/Â

KOMENTE