Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë teknike - Pikat kryesore të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 28 Qershorit
English

Fishë teknike - Pikat kryesore të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 28 Qershorit

Tiranë, 14 Shtator NOA - Raporti final i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) dhe ODIHR, vlerëson në raportin final që publikoi pasditen e sotme, se zgjedhjet arritën shumicën e angazhimeve të saj por thekson se ato nuk shfrytëzuan plotësisht potencialet e Shqipërisë për t'iu bashkuar standardeve më të larta për zgjedhje demokratike".

Më poshtë gjeni pikat kryesore të raportit përfundimtar të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009:

Raporti konsideron se: "Nuk pati asnjë provë për numërim të parregullt apo manipulim të rezultateve, dhe asnjë parregullsi madhore në Vendet e Numërimit të Votave, me përjashtim të bllokimit të numërimit në disa VNV".

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri, një raport i OSBE/ODIHR konsideron se zgjedhjet në Shqipëri "përmbushën shumicën e standardeve të OSBE-se" dhe konsideron se Shqipëria i ka potencialet për t'i përmbushur ato plotësisht në kushtet e vullnetit të të gjithë partive politike.

Gjithashtu ky raport thekson rregullshmërinë e procesit të numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve duke hedhur poshtë spekulimet mbi legjitimitetin e rezultatit të zgjedhjeve te 28 qershorit.

Raporti konstaton gjithashtu faktin se rezultati i te 12 zonave zgjedhore si dhe ai përfundimtar u miratuan nga KQZ me unanimitet.

Konkluzioni i Raportit Përfundimtar të ODIHR se zgjedhjet "përmbushën shumicën e standardeve te OSBE-se", i krahasuar me konkluzionet e zgjedhjeve të shkuara, tregon qartë nivelin e lartë demokratik që arritën zgjedhjet e 28 qershorit.

Raporti i vitit 2001, theksonte: "Procesi zgjedhor ishte i tejzgjatur, konfliktual, i pasigurt dhe i fragmentuar. … Megjithëse vlerësimi fillestar ishte më pozitiv pas raundit të parë të votimit, procesi zgjedhor i tejzgjatur, si edhe shkeljet e përsëritura dhe gjithnjë e më serioze në raundet e tjera të zgjedhjeve, veçanërisht në Zonën 60, bindën OSBE/ODIHR-in për nevojën e modifikimit të vlerësimit të saj për këto zgjedhje në tërësi. Menjëherë pas përfundimit të procesit, opozita i paraqiti prova të qenësishme rreth këtyre shkeljeve OSBE/ODIHR-it."

Raporti vitit 2003: "Zgjedhjet për qeverisjen vendore ishin një mundësi e humbur për një përparim domethënës drejt përmbushjes së angazhimeve të OSBE-së dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike."

Raporti i vitit 2005: Zgjedhjet për Kuvendin të datës 3 korrik 2005 u përputhën, vetëm pjesërisht, me angazhimet e OSBE-së dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe shënuan disa përparime në zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Raporti i vitit 2007: Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2007 i përmbushën vetëm pjesërisht angazhimet e OSBE-së dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Këtë dallim, jo pa qëllim, e thekson edhe vetë raporti i sotëm, i cili e vë në pah progresin e zgjedhjeve të fundit duke referuar në konkluzionet për zgjedhjet be viteve 2005 dhe 2007.

Raporti thekson listën e arritjeve që bënë të mundur arritjen e shumicës së standardeve për zgjedhjet, arritje këto që përmirësuan thellësisht problemet e rënda që kanë karakterizuar zgjedhjet e shkuara.

Kështu, raporti konsideron se "zgjedhjet shënuan progres të prekshëm në lidhje me regjistrimin e zgjedhësve dhe procesin e identifikimit te tyre, votimin, numërimin dhe shqyrtimin e ankesave zgjedhore".

Megjithatë, raporti shprehet se "mbi këto përmirësime substanciale u hodh hije nga politizimi i disa aspekteve teknike te procesit".

Raporti lëvdon arritjet e shënuara me miratimin me konsensus të gjerë të Kodit të ri Zgjedhor dhe e konsideron atë një baze teknike të detajuar për zgjedhje demokratike.

Sipas tij, Kodi trajtoi shumë prej rekomandimeve të ODIHR duke sjellë përmirësime të qenësishme, të tilla si adoptimi i sistemit të ri zgjedhor proporcional rajonal i cili zëvendësoi sistemin e mëparshëm shumë te debatueshëm, si dhe ngritjen e një sistemi kombëtar të kompjuterizuar për regjistrimin e popullsisë për t'u përdorur si burim për listat e zgjedhësve.

Raporti konstaton se në një zhvillim pozitiv, listat e zgjedhësve u nxorën për herë të parë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i kompjuterizuar, në vend të praktikës së mëparshme kur listat nxirreshin nga rreth 14 mijë regjistrat prej letre të zyrave vendore.

Vëzhguesit theksojnë se ditën e zgjedhjeve u vu re përmirësim i qenësishëm i listave ne krahasim me zgjedhjet e vitit 2005.

ODIHR, ne lidhje me procesin e aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimeve, nëpërmjet të cilit u aplikua nga 1,4 milion zgjedhës, nënvizon se "duke marre parasysh afatet e ngushta kohore, fushata e shpërndarjes së letërnjoftimeve ishte përgjithësisht e suksesshme dhe shtroi bazat për një sistem solid te identifikimit te zgjedhësve".

Raporti i ODIHR konstaton se pavarësisht polarizimit politik, fushata zgjedhore ishte e qete dhe se partitë mundën të bënin fushate lirisht ne te gjithë vendin.

Po kështu, vëzhguesit nënvizojnë se dita e votimit ishte e qetë dhe votimi shkoi përgjithësisht mire, por theksojnë disa parregullsi teknike të përsëritura edhe në zgjedhjet e mëparshme, kryesisht fryt i trajnimit te pamjaftueshëm të komisionerëve.

Raporti vlerëson edhe rritjen e përfaqësimit të dukshëm të grave në Kuvend dhe përfaqësimin e minoriteteve.

Në raport theksohet se "pavarësisht kohës së pamjaftueshme, KQZ-ja i përgatiti dhe administroi zgjedhjet në mënyrë profesionale dhe ndërmori një numër hapash për të rritur transparencën e procesit".

Raporti përfundimtar i ODIHR vlerëson gjithashtu përmirësimin thelbësor të procesit ankimor, indikator i te cilit është ulja drastike e ankimeve në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe gjykimi i tyre brenda afateve dhe ne mënyrë profesionale, dhe transparente nga KQZ dhe Kolegji zgjedhor.

Raporti i ODIHR nënvizon edhe një sërë parregullsish apo problemesh, kryesisht të natyrës teknike, për të cilat ka dhënë një numër rekomandimesh teknike për disa përmirësime ligjore apo të zbatimit të atyre ekzistuese.

/e.r/b.a/NOA/

KOMENTE