Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova, sot e gjitha në këmbë, S për SOVRANITET
English

Kosova, sot e gjitha në këmbë, S për SOVRANITET

Prishtinë, 14 Shtator NOA - Nën organizimin e 22 organizatave shoqërore që veprojnë në Kosovë, sot në mesditë do të mbahet demonstrata gjithëpopullore kundër protokolleve EULEX-Serbi dhe kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë të Kosovës. Kjo demonstratë është për sovranitet.

Përfaqësuesit e organizatave që e kanë thirrur demonstratën mbajtën sot konferencën e fundit për shtyp para demonstratës ku ata e shpalosën trajektoren dhe disa nga parullat që do të mbahen nesër në demonstratë.

Demonstrata do të fillojë në ora 12:00. burime nga Lëvizja Vetëvendosje, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se "do të nisemi nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë për të vazhduar rrugës "Eqrem Çabej" deri te Menza e Studentëve".

Prej aty, vijuan përfaqësuesit e Vetëvendosjes, "do të kthejmë rrugës "Agim Ramadani" për të vazhduar drejt objekteve të Institucioneve të Kosovës: Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës".

Tubuesit aty do të ndalen dhe do të mbajnë dy fjalime nga dy përfaqësues të organizatave bashkorganizuese të demonstratës.

Pas fjalimeve do të vazhdohet nëpër Bulevardin Nënë Tereza, deri te Hoteli Grand ku do të bëhet kthimi në drejtim të rrugës "Garibaldi" deri në prekjen e kësaj rruge me rrugën "Luan Haradinaj".

Këtu, është dhe ndalesa e dytë te selia qendrore e EULEX-it. Edhe këtu do të jenë dy fjalime nga përfaqësuesit e organizatave.

Grupi i Organizatave Shoqërore kumtoi se përveç fjalimeve demonstruesit do të mbartin në dorë edhe pankarta me parulla kundërshtuese.

/a.b/e.r/NOA/

Disa prej parullave të shkruara nga organizatat që kanë thirrur demonstratën janë:

Bac u KRYmb                                   Â

Bac u kry - E shitën Kosovën

EULEX - Made in Serbia

Kosova në BE - Jo nën BE

Kosova në BE pa EULEX

Protokollet i shtojnë dhe trashin lidhjet e Kosovës me Serbinë

Serbisë viza për udhëtim - Thaçit udhërrëfyes për nënshtrim

Institucionet lejojnë - Protokollet vazhdojnë

Protokollet janë zbatim i 6 Pikëshit

Kosova në BE, jo nën BEÂ

JO EULEX

POSHTË R1244

KOMENTE