Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha uron nxënësit për ditën e tyre të parë të shkollës
English

Kryeministri Berisha uron nxënësit për ditën e tyre të parë të shkollës

Kavajë, 14 shtator, NOA - Kryeministri Sali Berisha ua ka dhënë urimet për ditën e tyre të parë të shkollës nxënësve nga shkolla e mesme profesionale "26 Marsi" në Kavajë.

Kjo pasi sot ishte edhe dita e përurimit të godinës së re të kësaj shkolle, me të gjitha kushtet bashkëkohore të mësimdhënies, realizuar me një investim prej 83 milion lekësh të qeverisë.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se "shkolla dhe shkollimi kanë rëndësi vendimtare për të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit".

"Qeveria, u ka kushtuar dhe do t'u kushtojë rëndësi reformave në arsim dhe do të bëjë çdo përpjekje që të rinjtë të shkollohen në kushte sa më të mira. Gjatë mandatit të parë qeverisës, në të gjithë vendin u ndërtuan dhe u rindërtuan mbi 1100 shkolla, ndërsa revolucioni i vërtetë ishte futja e internetit në të gjitha shkollat", theksoi në fjalën e tij kryeministri.

Ndërsa ministri i Arsimit, Fatos Beja, i cili e shoqëronte në këtë takim, u shpreh se arsimi është pararoja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Bejës, mbi gjysëm milionë nxënës do të navigojnë në internet në 2000 shkolla, të mëdha e të vogla, në qytet e në fshat; me dhjetëra mijë do të ulen në banga të reja, do të mësojnë në shkolla të reja e të rinovuara; me mijëra fëmijë të fshatrave të largëta të Krujës, Kukësit, Tropojës, Beratit e Vlorës do të ndjekin mësimet në konvikte bashkëkohore .

n.e/NOA

KOMENTE