Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri thotë se pushimi i çështjes ndaj Mediut nuk nënkupton ndalimin e gjykimit për të
English

Kryeministri thotë se pushimi i çështjes ndaj Mediut nuk nënkupton ndalimin e gjykimit për të

Tiranë, 14 Shtator NOA - Kryeministri doli me qëndrim zyrtar para pak minutash lidhur me pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut, duke siguruar se gjykimi për të mund të vazhdojë në çdo kohë pasi drejtësia siç vlerëson nuk do të pengohet nga instancat ekzekutive të shtetit.

Juela Meçani, zëdhënëse e kryeministrit, doli në një reagim zyrtar, në përgjigje të interesimit të gazetarëve lidhur me vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të pushuar çështjen penale ndaj Deputetit dhe ish Ministrit të Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, Kryeministri Berisha thekson si më poshtë:

"Duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si Kryeministër dhe si Kryetar i kësaj mazhorance, rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin tim të prerë se, për qeverinë time dhe deputetët e mazhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Ky është standardi i kësaj mazhorance", - deklaroi znj. Meçani.

e.l/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin e ditës:

Gjykata e Lartë shpjegon anën ligjore të pushimit të çështjes për Fatmir Mediun

Gërdeci, falja e Mediut irriton nënën e një prej viktimave: Do të bëhem kamikaze

Vendimi, Fatmir Mediu çlirohet nga akuzat, lihet jashtë tragjedisë së Gërdecit

KOMENTE