Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtinë, protestuesit: Jo EULEX-it, kritika qeverisë Thaçi
English

Prishtinë, protestuesit: Jo EULEX-it, kritika qeverisë "Thaçi"

Tiranë, 14 shtator NOA Fotot update- Nënshkrimi i protokollit EULEX-Serbi ka pasuar sot me një protestë në Prishtinë ku kanë marrë pjesë më shumë se 20 organizata joqeveritare të Kosovës.

"Serbisë viza për udhëtim, Hashimit udhërrëfyes për nënshtrim", "Bac u kry - e shitën Kosovën", "Jakup Krasniqi, zëdhënës i UÇK-së më 1999, zëdhënës i EULEX më 2009", "Kosova në BE, jo nën BE", "Jo EULEX-it", "BAC u KRYmb", ishin disa prej sloganeve të përdorura sot në demostratë nga protestuesit.

Protestuesit kanë nisur protestën para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, dhe më pas ka përfunduar para selisë qendrore të EULEX-it.

Visar Imeri nga Lëvizja "Vetëvendosje", në fjalën e mbajtur para BKUK-së, tha se nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, i jep qasje Beogradit në dokumentet dhe dosjet e Policisë së Kosovës, ndërsa e kundërta nuk vlen edhe për Beogradin.

Imeri ka kritikuar edhe nënshkrimin e protokolleve të tjera që janë paralajmëruar në fushën e dogave dhe të gjyqësisë, duke vlerësuar se në këtë mënyrë Kosovës jo vetëm që i mohohet pavarësia, por edhe i pamundësohet që edhe në të ardhmen ta ushtrojë atë.

/a.b/k.k/NOA/

KOMENTE