Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, Berisha: Më i miri në vite, ftoj Ramën ta lexojë
English

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, Berisha: Më i miri në vite, ftoj Ramën ta lexojë

Tiranë, 14 shtator NOA-Pas publikimit të raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit ka reaguar kryeministri i vendit Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat, Berisha e ka cilësuar raportin të drejtë dhe më të mirin në vite.

"Ajo cka është më kapitale është fakti se raporti thekson se nuk ka pasur provë për numërim të parregullt apo manipulim të rezultateve.

Në raport evidentohen të gjitha përparimet e bëra, me infrastrukturën ultramoderne, listat e zgjedhësve, letërnjoftimet biometrike, përgjegjshmëria ligjore e KQZ por dua të ritheksoj se raporti shkruan se nuk pati asnjë provë për manipulim apo parregullsi të rezultatit", tha Berisha.

Kryeministri i qeverisë së sapo dekretuar nga presidenti Topi, i ka bërë thirrje kryetarit të PS, Edi Rama që të lexojë raportin e OSBE-ODIHR dhe të heqë dorë nga shpifjet dhe trillimet për rezultatin e zgjedhjeve.

"Unë kisha bindjen se numërimi i votave në këto zgjedhje ishte procesi më i rregullt ndër vite.

Pasi i besoja gjithë atyre komisionerëve që monitoruan zgjedhjet, mediave që denoncuan parregullsitë në zgjedhjet e shkuara.

Por në këto zgjedhje votimi ishte më i qetë se asnjëherë tjetër.

Unë i them Ramës që vendi i deputetëve të tij është në parlament.

Ai duhet të heqë dorë nga akuzat për të burgosurit që janë liruar në ditën e zgjedhjeve"tha Berisha.

Por kreu i qeverisë nuk ka mohuar dhe të metat të cilat evidentohen dhe në raport.

Sipas tij, raporti shprehet qartë se në këto zgjedhje nuk u shfrytëzuan potencialet për të arritur standardet më të larta.

Berisha nënvizoi se standardet janë për tu arritur si objektiv, pasi lartësia maksimale arrihet nga një grup i vogël.

Berisha premtoi se të metat e dobësitë e evidentuara do të përfshihen në programin e qeverisë së tij.

Me publikimin e raportit final të misionit të OSBE-ODIHR, Â Berisha theksoi se Shqipëria nuk është më delja e zezë e Ballkanit përsa i takon procesit të zgjedhjeve.

Â

Â

Â

KOMENTE