Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ata po rrejnë!
English

Ata po rrejnë!

Protokoll pas protokolli ata do ta dorëzojnë Kosovën. Ata do të flasin për shtetin e Kosovës, por do të vazhdojnë të zbatojnë dokumente që mohojnë shtetësinë e Kosovës. Ata nuk janë duke e bërë shtetin e Kosovës. ATA PO RREJNË!

Nga Avni Zogiani*

Sot, një vit pas gjashtë pikëshit të Ban Ki Moon, jemi mbledhur për të rikonfirmuar se liderët kosovarë po na rrejnë.

Para një viti liderët kosovar than se Gjashtë pikëshi ka vdekur, por protokollet EULEX-Serbi janë rezultat i gjashtë pikëshit të Ban Ki Moon. Pra, ATA PO RREJN!

Ata than se, edhe Protokolli EULEX- Serbi është i vdekur, por protokolli u nënshkrua. Ata thonë se nuk e njohin Protokollin, por do të bashkëpunojnë me EULEX-in, që është nënshkrues i Protokollit. Pra, ata nuk e kanë kundërshtuar Protokollin EULEX-Serbi, ATA PO RREJN!

Ata than vetë se Protokollet EULEX-Serbi janë të këqija. Janë kundër shtetsisë së Kosovës. Tashti kur është shtuar presioni ndaj tyre ata po heshtin, e heshtja është pranim. Ata nuk po i kundërshtojnë protokollet me Serbinë, ATA PO RREJN.

Ata po na flasin neve për integrim të Kosovës në BE. Në BE po integrohet Serbia sa më shumë që po ushtron dhunë në Kosovë. Kosova po izolohet sa më shumë që po koordinohet me ndërkombëtarët. ATA PO RREJN!

Ata po thonë se Kosova është shtet sovran, po një shtet sovran duhet të nënshkruaj vetë marrëveshjet me shtetet tjera. Pra, ATA PO RREJN!

Ata kanë thënë se Kosova do të zhvillohet. Por ata po iu falin të huajve të gjitha. Ata po ua falin të huajve qymyrin, minierat, kompanitë publike, ata po ua falin të huajve Kosoven. Ata nuk po punojnë për ndërtimin e Kosovës shtet. ATA PO RREJN!

Ata na kanë rrejtur një vit më parë për gjashtë pikëshin. Ata po na rrejn sot për protokollet e EULEX-it. Ata do të na rrejn gjithmonë, për aq kohë sa ne do t'i durojmë rrenat e tyre.

Ata flasin njëlloj, si ata që janë në pushtet, si ata që janë në opozitë. Ata të gjithë janë të kontrolluar nga ndërkombëtarët.

Ata janë të zhytur në korrupsion. Të gjithë janë shndërruar në milionerë brenda natës. Ata nuk janë politikanë, ata janë peng të bashkësisë ndërkombëtare.

Ata janë të zhytur në veprime joligjore. Atyre iu komunikohen veprat penale në zyrat e tyre. Ata janë të burgosurit që marrin vendime në emër të Kosovës. Ata janë të kontrolluar nëpërmjet korrupsionit që kanë bërë vetë.

Prandaj, ata do të na shesin sepse janë të vetë shitur.

Protokoll pas protokolli ata do ta dorëzojnë Kosovën. Ata do të flasin për shtetin e Kosovës, por do të vazhdojnë të zbatojnë dokumente që mohojnë shtetësinë e Kosovës. Ata nuk janë duke e bërë shtetin e Kosovës. ATA PO RREJNË!

(*) Fjalimi në demonstratën kundër EULEX-it dhe protokolleve të tij me Serbinë, kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë, e për sovranitetin e Kosovës

KOMENTE