Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prostituonte për 25 mijë lekë të vjetra. 21-vjeçarja në polici: I kisha të dashur
English

Prostituonte për 25 mijë lekë të vjetra. 21-vjeçarja në polici: I kisha të dashur

Tiranë, 15 shtator NOA - Të paktën 25 mijë lekë të vjetra duhet të paguante një person për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 21-vjeçe.

G.K, e kishte vendosur vetë pazarin e trupit të saj ndërsa kishte bërë kompromis me një 40-vjeçar me iniciale N.N, që ti siguronte një dhomë në banesën e tij që ajo të ushtronte "aktivitetin" e saj.

Kështu G.K, zbatonte teorinë "klienti gjen klientët" për të fituar para.

Pasi siguronte një klient, ai do t'i siguronte asaj edhe të njohurit e tij apo edhe vetë 21-vjeçarja dilte për ‘gjuetinë" e meshkujve ku do tu shfrynte atyre epshet seksuale kundrejt një shume prej 25 mijë lekëve të vjetra.

Mirëpo aktiviteti i saj i kundraligjshëm, të paktën kur ajo njihej nga shumë persona se po prostituonte, e ka çuar atë në burg.

Agjentët e antitrafiqeve në rrugë operative kishin siguruar informacione se një 21-vjeçare bënte seks me pagesë, duke bërë që ata të survejonin lëvizjet e të identifikuarës si prostitutë.

Policia tha se pasi konstatoi veprimet e kundraligjshme të saj, e arrestuan, ndërsa nisën hetimet në gjendje të lirë për N.N, 40-vjeç pasi i ka vënë në dispozicion një dhomë të banesës së tij, vajzës që ajo të bënte seks me klientët.

40-vjeçari banonte në ndodhur në rrugën "Bardhok Biba" në Tiranë aty ku e reja ushtronte aktivitetin e saj.

Megjithëse në polici vajza është përpjekur të ngrejë alibira për t'i shpëtuar prangave duke u thënë oficerëve se bënte seks me të dashurit e saj kjo nuk ka bindur policinë e cila ka shtuar se ishin disa persona në ditë që shkonin me të dhe paguanin paratë.

Dyshimet e policisë i ka përforcuar edhe një klient i cili tregoi se me 21-vjeçaren vetëm do të kryente seks kundrejt parave.

k.k/NOA

KOMENTE